Klubi kajak e kanu “Radika,, në Dibër ka korrur suksese të mëdha gjatë funksionimit të tyre si klub sportiv në krye me kryetarin e klubit Urim Lleshi dhe trajnerët e ndryshëm.
Sportistët e klubit kajak e kanu “Radika” nga Dibra kishin rastin të garojnë në qytetin e Prilepit në të gjitha kategoritë: pionierë, kadetë, seniorë etj. Sipas informatave të marra nga trajneri i ekipit “Radika”, Adriatik Qormemeti, në kategorinë junior K-1 në 200 metra, vend të parë zuri Ideal Lleshi ndërkaq Brilend Çutra zuri vendin e dytë. Në kategorinë kadet në K-1 në 200 metra vend të parë zuri Arbër Marku. Në kategorinë junior K-2 në 200 metra vend të parë morën Brilend Çutra dhe Ideal Leshi, në kategorinë sendor K-1 në 200 metra Ideal Lleshi zuri vendin e parë ndërkaq Drilon Lleshi vendin e tretë.
Poashtu në kategorinë kadet në K-2 në 200 metra vend të parë morën Arbër Marku dhe Ideal Kërçishta, në kategorinë senior në K-2 në 200 metra vend të parë morën Drilon Lleshi dhe Brilend Çutra. Sa i takon kategorisë ciciban, vend të tretë mori Visar Marku.
“Sfidat e këtij ekipi të Dibrës janë tejet të mëdha, kajakistët dibran trajnohen me rregullsi dhe me seriozitet në brigjet e liqenit të Dibrës, kanë garuar nëpër vende të shumta të Evropës ku dhe kanë marrë medalje të arta ,sigurisht falë angazhimit profesional të kryesisë së këtij klubi”, përfundoi trajneri i klubit “Radika”.
Gjatë këtij garimi morën pjesë dhe ekipi i Strugës, “Drini i Zi”, ekipet nga Ohri “Eho,, dhe “Stremec,, ekipi i Prilepit “Arka”.
Klubi kajak e kanu “Radika,, në Dibër ka korrur suksese të mëdha gjatë funksionimit të tyre si klub sportiv. Këtë e ka mundësuar liqeni i Dibrës dhe kryetari i këtij klubi Urim Lleshi si dhe trajnerët e ndryshëm që trajnojnë fëmijët dibran me këtë sport atraktiv./Portalb