Dibranët po braktisin BDI-në, po ju bashkohen partive opozitare

dibraime2 November 23, 2016 0
Dibranët po braktisin BDI-në, po ju bashkohen partive opozitare

Fushata për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni sapo ka filluar, poashtu edhe në qytetin e Dibrës aktivistet e partive politike kanë filluar punën e tyre në teren. Në qytetin e Dibrës ditët e fundit kishim rastin të shohim 3 konvetat promovuese, ajo e partisë në pushtet BDI-së, “Aleancës për Shqiptarët” ku janë në koalicion Lr-PDSH, Uniteti dhe RDK dhe Lëvizjes Besa. Por ajo që ka rrënë në sy në këtë kohë fushate është se pakënaqësitë në radhët e partisë në pushtet janë shtuar pamasë, pas deklartës skandaloze që u paraqit në Portalin DibraIme.com ku lideri u BDI-së u quajt gjerësisht si “Hoxha i katundit” dhe pakënaqësive të shumta që janë shkaktuar me kryetarin e degës dhe kryetarin e komunës së Dibrës, konventës së BDI-së nuk ju bashkuan dibranët ashtu siç pritej nga partia në pushtet, pasi që vetëm disa minibusë që ishin më pak se 300 dibranë udhëtuan për në qytetin e Shkupit ku mbahej konventa edhe përtej shantazheve të shumta.

Por e kundërta ndodhi me partitë opozitare ku në njërin kamp bën pjesë Lëvizja Besa dhe në kampin tjetër koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, të dyja koalicionet së bashku nëpër konventat respektive arritën të tubojnë pa shantazhe dhe pa asnjë kërcënim pjesmarës për nëpër konventat e tyre promovuese. Poashtu edhe nga informacionet që kanë ardhur në redaksinë të Portalit DibraIme.com dibranët janë përgjigjur masovikisht thirjes së partive opozitare ku kanë udhëtuar disa qindra pjesmarës, kështu që siç duket pas shumë dekadash në qytetin e Dibrës BDI mund të bëjë surprizën dhe mund të humb besimin e dibranëve. /DibraIme.com

Lëvizja Besa - Konventa promovuese

lr-pdsh

lr-pdsh2

Posto një koment »