Nga vlerësimi që ka bë Gjykata supreme e Maqedonisë dhe institucionet e tjera , Gjyqi themelor i Dibrës, radhitet si gjyqi më me prioritet sa i takon punës dhe përkushtimit juridik.
Mersim Marku, kryetari i Gjykatës themelor në Dibër , theksoi se gjatë vitit 2013 janë pranuar 2261 lëndë, por duke marrë parasysh numrin e lëndëve të trashëguara nga viti 2012, numri i përgjithshëm i lëndëve ka qenë 2976. Gjatë vitit që lamë pas janë zgjidhur gjithsej 2471 lëndë, kurse numri I lëndëve të pambaruara ka qenë 496 lëndë. Gjatë vitit të kaluar gjithashtu ka pasur edhe një efikasitet dhe kualitet të lartë sa i takon punës së gjykatësve në Gjyqin themelor të Dibrës”, nënvizoi Marku.
Mersim Marku në lidhje me këtë problem dha një sqarim :”Aktiviteti i këtillë ka të bëjë me lëndët e vjetra gjyqësore. “Në vitin 2012 numri i lëndëve të vjetra që nuk kanë qenë të zgjidhura ka qenë 179, ndërkaq në vitin 2013 numri i lëndëve të pazgjidhura ka qenë vetëm 41, që do të thotë se puna është kryer me sukses dhe me mbarëvajtje sipas ligjit. Gjatë tre mujorit të këtij vitit kanë vazhduar aktivitetet sa I takon zgjidhjes së lëndëve të shumta , ndërkaq 27 prej tyre janë të pazgjidhura nga ana e noterëve ,meqë të akuzuarit janë jashtë vendit. Deri më tani kanë mbetur vetëm shtatë lëndë të pazgjidhura”, potencoi ai.
“Ajo që më së shumti na shqetëson ka të bëjë me faktin se kompetencat e Gjyqit të Dibrës sipas ligjit të vitit 2006 kanë depërtuar në Gjyqin Themelor të Gostivarit, në saj të këtij problem ai ka pasur takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera , për të vetmin qëllim të njëjtat ti kthehen Gjyqit themelor të Dibrës”, përfundoi Marku.