Vjedhje e peshkut në liqenin e Dibrës (FOTO-LAJM)

dibraime2 November 17, 2016 0
Vjedhje e peshkut në liqenin e Dibrës (FOTO-LAJM)

Pas reagimeve të shumta nëpër rrjetet sociale nga qytetarët ku raportojnë me fotografi se si Liqeni i Dibrës është shëndruar në një deponi masive mbeturinash dhe shishesh plastike edhe një dukuri tjetër që shqetëson qytetarët dibranë është vjedhja masive e peshkut që i bëhët liqenit të Dibrës.

Në redaksinë e Portalit DibraIme.com kanë ardhur disa foto ku dyshohet se disa persona që nuk mund mund të identifikohen po shkojnë për të mbledhur rrjetat e peshkimit, kështu që dita ditës liqeni i Dibrës po kthehet në një deponi mbeturinash dhe në mënyrë ilegale nga persona të pa-autorizuar po vidhet peshku nga liqeni i Dibrës dhe nëse vazhdon në këta rritme trofta e famshme e Radikës dhe e dibrës do mund të zhduket plotësisht.

Portali DibraIme.com u bën thirje të gjitha organeve kompentente që të marin masa për ta parandaluar këtë situatë mjaft alarmante për të gjithë banorët e Dibrës. /DibraIme.com

liqeni-diber

Dyshim për vjedhje të peshqive në liqenin e Dibrës

liqeni-diber-2

Dyshim për vjedhje të peshqive në liqenin e Dibrës

Posto një koment »