Njoftime, lajme, të reja dhe informacion. Ky ka qenë dhe vazhdon të mbetet qëllimi i portalit DibraIme.com. Sot ky portal bën plot 2 vite punë e përkushtim nëpërmjet të cilit jemi munduar të përcjellim ndodhitë, shqetësimet, problemet, preokupimet si dhe arritjet e bashkëqytetarëve tanë në lëmi të ndryshme, në lëmin e kulturës, politikës, sportit e të tjera.
DibraIme është një portal i cili flet me zërin e një qytetari të lirë, me një kahje të paanshme politike por që gjithmonë shpreh me pakënaqësitë që po nëpërkëmbin të drejtat dhe fjalën e lirë të qytetarëve. Ne si staf jemi munduar të sjellim tek ju gjitçka ka të bëjë me Dibrën dhe dibranët, të shfaqim të vërtetat dhe realitetin sado të hidhura qofshin ata.
Edhe pse ky portal ka hasur në vështrësi e në presione të ndryshme me profesionalizëm ka arritur të vazhdojë punën e vet duke arritur në qëllimin e saj: informimin drejt të bashkëqytetarëve. Ky synim do të vazhdojë të përçohet tek qytetarët duke i mbajtur ata të informuar gjithmonë me informacione të plota, të drejta dhe në kohë reale.
Portali DibraIme.com është i hapur për të gjithë ata që kanë për të shprehur një shqetësim, pakënaqësi apo edhe për të publikuar arritjet e tyre në sfera të ndryshme të ndajmë së bashku shqetësimet dhe të krenohemi për arritjet.
Portali DibraIme.com shpreh faleminderim të veçantë për të gjithë ata që ndihmuan me kontributin e tyre dhe që vazhdojnë të kontribuojnë çdo ditë me lajme e informacione që janë aq të vlefshme për ne.