Qentë endacak një problem i madh për qytetarët Dibran

dibraime2 October 29, 2014 1
Qentë endacak një problem i madh për qytetarët Dibran

Prezenca e qenve endacakë nëpër rrugët e qytetit të Dibrës është bërë diçka e zakonshme. Ajo çka i shqetëson qytetarët është rreziku i kafshimit për shkak të qëndrimit të tyre kryesisht nëpër rrugët kryesore të qytetit, gjë që i bën më të rrezikshëm për shkak të sëmundjeve që mund t’i bartin dhe shpesh herë janë kafshuar dhe qytetarë të ndryshëm.

“Qentë endacakë paraqesin rrezik të madh për qytetarët tanë, në veçanti për fëmijët, gratë, pleqtë apo personat me aftësi të kufizuara, ata përpos që janë mjaft të pistë dhe mund bartin sëmundje e viruse të ndryshme, janë edhe të rrezikshëm për jetë”, shprehet një qytetar për Portalin DibraIme.com.

Në redaksinë e DibraIme.com ditët e fundit kanë arritur plot foto të ndryshme ku qytetarë të ndryshëm paraqesin këtë problem mjaft shqetësues për gjithë qytetarët Dibran.

Qentë endacak në Dibër vijnë nga qytete të tjera të Maqedonisë që transportohen dhe zbarkohen në Dibër, por komuna e Dibrës nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo prononcim për këtë dukuri mjaft shqetësuese.

Portali DibraIme.com i bën thirrje organeve përgjegjëse të komunës së Dibrës që sa më parë të ndërmarrin masat e duhura për largimin e qenve nga qyteti ynë, pasi që paraqesin një rezik të lartë për qytetarët Dibran, sidomos për fëmijët që në orët e para të mëngjesit shkojnë në shkollë. /DibraIme.com

Foto të tjera:

qente endacak 1

Qente endacak

Qente endacak

Qente endacak

Qente endacak

Qente endacak

One Comment »

  1. Dui dui December 10, 2014 at 10:48 pm - Reply

    Pershendetje pik se pari duet qe dibranet te jen te parit qe dut te kujdesen per jeten e perditshme po se bejn ata nuk ua ben askush por gjithashtu kriesia e komunes duet dhe esht e obliguar sikur se gjith komunat e botes te kujdeset per qent e rugeve

Posto një koment »