Pacientët të cilët janë me hemodializë në qytetin e Dibrës deri paradokohe shërbimet i merrnin në degën e Qendrës për dializë “Sistina nefroplus” në Dibër por tani janë obliguar të udhëtojnë deri në Strugë, shkruan DibraIme.com
Për arsye të një difeku teknik për dy javë me rradhë 11 pacientët dibran të cilët tre ose katër herë në javë për arsye të mos funksionimit të veshkave i nënshtrohen aparaturave të hemodijalizës, këtë proces e kanë kryer në spitalin e hemodializës në Strugë, drejtues të Spitalit të Sistinës të cilët menaxhojnë edhe hemodializën e strugës sot kanë bërë përpjekje që aparaturat e dializës ti dërgojnë në Strugë. Duhet theksuar fakti se një pjesë e aparaturës së hemodializës është donacion nga mërgimtarët dibranë me punë të përkoshme në Amerikë, gjendja eshtë alarmante aparaturat e hemodializës po të dërgoen në strugë në të ardhëshmen 11 pacientët dibran duhet pastrimin e gjakut ta bëjnë 3-4 herë në javë në qytetin e Strugës, poashtu pa aparaturë do ti largojnë edhe të punësuarit pranë kësaj njësie.
Pacientët dibran këtë akt e kanë kundërshtuar sot me protestë duke qëndruar në spitalin e dibrës. Ata u shprehën se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Si shkak i kësaj situate sot në qytetin e Dibrës kanë ardhur përfaqsues të “Sistina nefroplus” dhe në takimin që kishin me pacientët e hemiodializës në Dibër u është premtuar se kjo situatë pritet të tejkalohet brenda javës.
Sipas pacientëve nga përfaqsuesit e “Sistina nefroplus” u ishte thënë se ka qenë e dëmtuar një pjesë e aparateve, e cila pritet të ndërrohet deri në fund të javës. Ata shtuan se kjo ka mundur të bëhet edhe më parë, e jo të pritet në, deri në protestën të pacientëve. /DibraIme.com