Rekord dasmash me shpenzime marramendëse në Dibër

dibraime2 August 6, 2014 0
Rekord dasmash me shpenzime marramendëse në Dibër

Sapo fillon sezoni veror, fillon edhe sezoni i dasmave. Duke marrë parasysh se në këtë kohë kthehen edhe mërgimtarët, pothuajse të gjitha familjet dibrane organizojnë manifesitme të tilla familjare.

Në muajt e verës, ekskluzivisht këtë vit në muajin Gusht, në Dibër shënohet të ketë pasur më shumë se 200 dasma duke arritur secila prejt tyre shumën mesatare prej 10.000 euro. Duke marrë parasysh shumat e mëdha të shpenzuara për dasmat, familjarët për shumë vite nuk arrijne t’i shlyejne borxhet. Mund të shihet qartë se gati në të gjitha dasmat mund të haset një përballje mes të vjetrës dhe të resë. Ata më të moshuarit duan që të vazhdojë tradita e të mos hyjnë në gojën e popullit e ata më të rinjtë duke mos dashur “t’iu prishin qejfin” gjeneratës më të vjetër, vazhdojnë e shpenzojnë shuma marramendëse.

Ne Diber thuhet edhe nje fjale “Dy martohen, 200 terbohen”. Ka edhe çifte të tillë të cillët jetojnë jashtë shteti dhe vijnë në Dibër për të kryer aktin martesor duke bërë kështu që të gjithë restorantet çdo natë të jenë plot e përplot. Në secilën dasmë bëhen edhe ndërthurje të larmishme duke filluar nga tradicionalja dhe duke mbaruar me pikat muzikore moderne.

Sipas disa analizave të bëra mund të arrihet në konkluzionin se gjatë një sezoni veror dasmash, mund të arrihet një shumë mesatare prej afër 2 milionë eurosh. /DibraIme.com

Video e përgaditur nga Atli Dema:

Posto një koment »