Shi i fuqishëm dhe breshër kanë rënë mbrëmjen e sotme në Shkup.
Rrebeshi i shiut ka bërë që shumë rrugë të bëhen të pakalueshme për qytetarët ndërsa janë vërejtur makina që notojnë mbi ujin në rrugët e Shkupit, momente të cilat janë fotografuar nga fotoreporteri i telegraf.mk.
Ndërkohë, sonte janë shënuar edhe dy tërmete në Maqedoni. I pari ka ndodhur në orën 23:05 me magnitudë 3.5 ballë, ndërsa i dyti disa minuta më pas me fuqi 3.7 ballë, të dy me epiqendër Shkupin.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme.