Sot në qendrën e Dibrës përballë “Erebara Shopping Center” reth ores 13:00 është kryer një vjedhje mjaft e rëndë nga ata që kemi parë vetëm nëpër filma ku grabitës të pa identifikuar kanë vjedhur flori nga dyqanet e artarëve “Erebara”. Nga të dhënat akoma të paidentifikuara mësohet se kanë qenë 5 grabitës që kanë arritur të vjedhin reth 18kg flori dhe kanë qenë të armatosur ku njëri nga grabitësit ka gjetur vdekjen dhe njëri është plagosur, por fatkeqësisht edhe atë të plagosurin edhe atë të vdekurin kanë arritur ta marin grabitësit tjerë nga vendgjarja.
I plagosur ka mbetur edhe pronari i dyqanit të grabitur Mexhait Erebara dhe një kalimtar i rastit Agron Cami.
Portali DibraIme.com shpreh keqardhjet më të sinqerta familjes “Erebara” dhe i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve Mexhait Erebara dhe Agron Cami, poashtu shpresojmë që sa mëparë të gjehen autorët dhe të vendosen para drejtësisë.