Portiku poetik, tradita e artit të shkruar – karvan i Dibrës

dibraime2 April 6, 2014 1
Portiku poetik, tradita e artit të shkruar – karvan i Dibrës

Poetë të shumtë nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia ishin mysafirët e manifestimit  poetik ,, Portiku poetik,, që mbahet çdo përvjetor në Dibër.

Kryetari i Klubit letrar ,,Art klub,, nga Dibra, Nebi Samarxhiu duke përshëndetur të pranishmin tha se manifestimi i këtillë kulturor dhe tradicional është krenari e ditëve të kulturës dibrane, net që zgjojnë emocione dhe vlera poetike falë organizatorëve të këtij manifestimi.

Gjatë këtij manifestimi poetik  , fjalën përshëndetëse  e morri kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata i cili mes tjerash tha :” Vlera e pendës së shkrimit është vlera  juaj  , ky  aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve të shumta  për nder të ditës së Flamurit,  meqë  në Dibër mbahen aktivitete kulturore, akademike, sportive etj. Në këtë  karvan poetik dëgjohet nektari i mendimit njerëzor dhe nga këto poetë do të marrin fjalën e shkruar artistike . Ata që posedojnë të shkruajnë fjali të shkurtra është vlerë e artit, thurjes, krijimtarisë dhe e gjitha kjo perceptohet nga një inspirim për familjen, shoqërinë dhe kombin. Përderisa rilindësit shkruanin për tokën shqiptare, tani ju shkruani në një gjuhë bashkëkohore , të lirë dhe moderne, theksoi Lata.

Në ,, Portikun poetik,, që u mbajt në Dibër u përuruan vepra e  shkrimtarit Prof. Dr.  Nehas Sopaj  , libri ,, Algjet,, dhe libri i poetes dibrane M-r. Delvina Kërluku ,, Fjordet e vetmisë,,.

Në orën madhe letrare  u lexuan poezi të shumta nga ana e poetëve të ndryshëm nga trojet shqiptare si Kujtim Stana, Halit Basha, Rrahim Ganiu, Iljaz Osmani, Pajazit Murtishi , Rami Kamberi etj.

Arbana Qormemeti

One Comment »

  1. Arsim;;; April 22, 2014 at 8:28 pm - Reply

    Separi pershendetje,, Jam ne medyshje kujt t¨ia drejtoj kete pershendetje e mirenjohje, pasi tani, pas ca kohesh, kuptojme qe eshte mbajtur nje ¨manifestim i tille poetik¨. Po bej cudi se me ke eshte mbajtur ky ¨manifestim¨ ???!!! Si eshte e mundur mos informohemi ¨te pakten ne qe i perkasim kesaj lemie¨, fundja te ishte shpallur si lajm !!! Nuk di se ku qendron problemi qe e gjithe kultura dibrane eshte shndrruar ne propaganda politike, e fare s¨po perfillen vlerat e mirefillta. Si do te krenohemi me Dibren tone, si te themi qe jemi dibran, si te levdojme vendlindjen tone kur kryhen ¨manifestime te tilla¨ pa i informuar qytetaret e mirefillte ???!!! Ketu nuk pranoj asnje arsye se gjoja mund te kete pasur informim te qelluar, ngase jo gjithnje me ikin keto ceshtje pa me rene ne duar. Ju pergezoj per kete portal teper domethenes e te qelluar ! Respekte,,,

Leave A Response »

Click here to cancel reply.