Nikolla Gruevski nuk ia pranon në Qeveri, Ali Ahmetit ish-Komandantët e UÇK-së?!

dibraime2 June 10, 2014 0
Nikolla Gruevski nuk ia pranon në Qeveri, Ali Ahmetit ish-Komandantët e UÇK-së?!

Tashmë emrat e përbërjes së re në udhëheqjen e Ministrive në Maqedoni, në Qeverinë e re mes VMRO – DPMNE dhe BDI-së u bënë të ditur. Sigurisht, se në këtë listë nuk ka ndryshime radikale, përpos se janë shtuar disa emra të rinj.

Por, ajo që mund të vërehet lehtësisht në këtë përbërje të Qeverisë është se te Minstrat e BDI-së, nuk ka asnjë ish – komandant të UÇK-së, edhe përkundër faktit që BDI këtë radhë nëpër shumë njësi zgjedhore si bartës kryesore të fushatës ka patur ish anëtarët e UÇK-së. Me çka, edhe këtë radhë duket se BDI i tradhtoi pafundësisht Komandantët e saj, edhe pse spekulohej për emrat e tyre, që do udhëheqin Ministri.

Vendimi i këtillë i BDI-së, që me lista të deputetëve të UÇK-së të fitoj votat e popullit, kurse negociatat për Qeverinë dhe nëpër poste kyçe nëpër Ministri mos ketë pjesë përbërëse asnjërin prej tyre, mund të konsiderohet një politik e dyfishtë e kësaj partie, që ia bënë elektoratit shqiptar. Pra, me “uçk-ista” mbledh votat, ndërkaq ata nuk janë bartës të proceseve kyçe të kësaj partie. Ndërkohë, mbetet e paqartë  se përse pikërisht, këto ish-Komandant që synojnë poste të tilla, nuk bëhen të gjallë për medie, që të tregojnë se kush nuk i lejon ata të udhëheqin me poste kyçe në Qeverinë Gruevski-Ahmeti!

Megjithëkëtë, njëra nga arsyet më të besueshme, që është si mundësi për anashkalimin e krahut të luftës të BDI-së, për të mos qenë pjesë e negociatave të formimit të Qeverisë dhe udhëheqjen e Ministrive, mund të jenë edhe thëniet që qarkullojnë moti në opinion, se Nikolla Gruevski nuk ia pranon në asnjë mënyre Ali Ahmetit në Qeveri, ish luftëtarët dhe komandantët e UÇK-së?!/Almakos

Posto një koment »