Nesër organizohet protestë para Komunës Dibër, shkaku antenës valëpërçuese

dibraime2 March 26, 2017 0
Nesër organizohet protestë para Komunës Dibër, shkaku antenës valëpërçuese

Pas publikimit në Portalin DibraIme.com mbi skandalin e kompanisë “Telekom MK” për vendosjen e një antene valëpërçuese në një zonë mjaft të populluar në lagjen “Venec 1” në Dibër banorë të lagjes në fjalë dhe qytetarë dibranë kanë njoftuar për Portalin DibraIme.com se neser do organizojnë një protestë para komunës Dibër që të mos e lejojë dhe të kërkojë nga kompania në fjalë për ta hequr antenën nga kjo lagje.

Protesta do të mbahet nesër më datë 27 Mars ora 10:30 para Komunës Dibër. Qytetarët nga kjo lagje për Portalin DibraIme.com kanë thënë që komuna i ka mashtruar duke ju thënë se punimet do ndalojnë, por në fakt punimet kanë vazhduar./DibraIme.com

 

Posto një koment »