Kohëve të fundit në ekspoziturat e Bankave të cilët veprojnë në Dibër ka një rritje të kursimeve që bëhen nga ana e mërgimtarëve të cilët punojnë një kohë të gjatë në shtetet e Unionit Europian. Dukuria në fjalë dukshëm ka rritur kursimet bankare të mërgimtarëve në vendlindje. Sipas përfaqësuesve të bankave që veprojnë në Dibër, është një dukuri e cila është pozitive për bankat, por edhe për mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe investimeve në Dibër dhe rajon. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për depozita masive të mërgimtarëve, kryesisht në euro, por edhe franga. Ka depozitime edhe në dollarë nga mërgimtarë dibranë nga SHBA, por ata janë në nivel më të ulët. Drejtori i filialit të Bankës Ekonomike në Dibër, Roland Pahumi, thotë se këto kursime kanë ndikuar pozitivisht edhe në punën e Bankës. Deri sa në Bankat e tjera në qytete të tjera kursimet janë më të ulëta, për shkak të depozitave devizore në Dibër situata është krejtësisht tjetër. Nëse bëhet një krahasim të kursimeve dhe depozitave me kreditë që ka ndaj Bankave në fjalë në ekspoziturën në Dibër atëherë 75 për qind janë kursime dhe depozita, kurse 25 janë mjetet të dhëna për kreditë.
Trendi i kursimeve devizore nga ana e mërgimtarëve në Dibër është duke u rritur theksojnë burimet bankare të ekspozitave të bankave që veprojnë në Dibër. Në analizat që bëhen po ashtu nga punëtorët e bankës thuhet se mërgimtarët pas krizës në Itali dhe disa shtet të tjera të Europës, nuk kanë pasur siguri të kursimeve të tyre dhe ata deviza që i kanë kursyer i kanë depozituar në ekspoziturat e bankave në Dibër. Kjo situatë flet qarët se me depozitimin e devizave në Dibër mërgimtarët paralajmërojnë investime në vendlindje. Janë mjetet të cilët sipas paralajmërimeve do të shfrytëzohen për ndërtimin e shtëpive apo banesave, por edhe paralajmërime për investime që do të thotë kthimin e tyre nga mërgimi dhe hapjen e bizneseve për nevojat e tyre. Rritja e kursimeve, po sipas bankave, vlen edhe për një pjesë të popullatës që jeton dhe vepron në Dibër. Është një numër modest, por që ka për qëllim të krijojë një nivel të konsiderueshëm të kursimeve që pastaj të përdoren për raste të nevojave të ndryshme. Edhe pse kamatat e depozitave janë në nivel të disa shteteve të rajonit, kursimet mund të thuhet se rriten nga dita në ditë. Kur jemi te bankat mund të themi se shfrytëzohen edhe kreditë të ndryshme, kryesisht për harxhime familjare, por edhe për blerjen të banesave, automjeteve, pajisjeve, ceremonive të ndryshme etj. Ka edhe kreditë të cilët merren për shkak të shkollimit të anëtarëve të familjes si dhe udhëtimeve të ndryshme turistike. (V.S.)
Po mire shum bukur . Le ti bejne depozitat ne bankat e maqedonise , sepse kurrefare ndihme nuk eshte per dibren ai gjest