Pas përhapjes së lajmit për kandidimin e Ylber Pilku për kreun e komunës Dibër në zgjedhjet lokale 2017, sipas burimeve të informacionit të Portalit DibraIme.com, stafi i redaksisë sonë arriti të komunikojë drejtpërdrejtë me Ylber Pilkun dhe morëm një intervistë për të ditur qëndrimet e tij në lidhje me një kandidim të mundshëm për kreun e komunës Dibër, më poshtë do e ndiqni të plotë intervistën e Ylber Pilku.
DibraIme: Mirdita z.Ylber, ju faleminderit që pranuat të kontaktoni me ne në lidhje me mundshmërinë e kandidimit tuaj në këto zgjedhje, zërat e shumtë në rrjetet sociale dhe përhapja e lajmit për kandidimin tuaj u mirëpritën nga dibranët në masë dërmuese, dhe zgjuan kureshtje, cfarë keni për të thënë për këtë kandidim, a është e vërtetë, apo vetëm trillim?
Ylber Pilku: Në rradhë të parë ju falenderoj për interesimin që keni shfaqur dhe ftesën për të më intervisuar, unë për 30 vite jetoj në SHBA, jam larguar i ri nga vendlindja ime, por Dibra ka qenë dhe mbetet një pjesë e rrëndësishme e imja, shpirtërisht jam i lidhur por edhe fizikisht disa herë në vit e vizitoj, ndërkohe, edhe në SHBA, jam pranë me dibranët, ku fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të shtohen dita ditës për shkaqet e njejta që jam larguar une, dhe gjith dibranët tjerë, dhe ky fakt është trishtues, si për mua, ashtu edhe për cdo Dibran që e sheh dhe e ndjen këtë fatkeqësi, ne dikur detyroheshim nga pamundësia për të ndryshuar gjendjen tonë, jetonim në kohen e sistemit monist i cili skadoi për të mos u kthyer më, por të rrinjtë e Dibrës sot, edhe pse jetojnë në kohën e demokracisë, udhëhiqen nga njerëz me mendësi të së kaluarës, njerëz të cilët i pamundësojnë rinisë dibranë një hapësirë për të punuar dhe për tu dëshmuar në vendin e tyre, sepse hapësirën e tyre e ka zënë familjari, miku, i afërmi, militanti, apo ai që i ka dhënë disa mijëra euro ryshfet udhëheqësit të sotëm me mendësinë e dikurshme, prandaj ato largohen, largohen për të mos u kthyer kurrë, ne takojmë të tillë përditë, dhe nuk mund të rrijmë duarkryq ndaj kësaj padrejtësie, kjo është arsyeja pse unë, në diskutim me shumë miq të mi, më ka shtyrë të mendoj për një kandidim të mundshëm në këto zgjedhje lokale. Ti rikthehem thelbit të pyetjes, po, unë realisht kam filluar të mendoj për kandidimin tim në këto zgjedhje por akoma e kam kandidaturën në shqyrtim, nuk e zyrtarizuar akoma, ndërsa shkaqet për kandidim janë ato që i theksova më sipër.
DibraIme: A keni pasur ofertë nga ndonjë parti poltike në Dibër, gjegjësisht a keni biseduar për kandidimin tuaj me ndonjë subjekt politik, për të qenë kandidat i ndonjërës apo të siguroni të paktën përkrahje?
Ylber Pilku: Përkrahja që më është dhënë nga Dibranët ka qenë e madhe, kontaktet e mia kanë qenë te shumta dhe të pandërprera jo vetem me parti, por me cdo grupacion apo individ që ka pasur ofertë konkrete dhe ide për iniciativa dhe punë në shërbim të cështjes kombëtare, sa i përket partive, edhe me to është i njejti raport, më kanë dhënë përkrahje të shumtë për kandidimin tim, por duhet cekur, nuk bëhet fjalë për një parti, por më shumë, dhe janë parti opozitare, të cilat nuk mund ti ndaj, ti dalloj dhe klasifikoj, sipas numrit të votave që kanë arritur, se kush është më e madhe e kush më e vogël, por mjafton qëllimi i tyre i përbashkët dhe i njejtë, e sa i përket formës së kandidimit, do zgjidhja kandidimin e pavarur, me përkrahje të subjekteve tjera, dhe jo përfaqësues i ndonjërës prej tyre.
DibraIme: Kur mund të jepni verdiktin final për kandidimin tuaj z.Pilku?
Ylber Pilku: Mendoj se koha na premton, akoma nuk është caktuar një datë zyrtare se kur do mbahen zgjedhjet, në një të arrdhme të afërt besoj që do kem vendimin final.
-Ju faleminderit z.Pilku për kohën që ndatë me ne dhe që pranuat ftesën, ishte kënaqësi për ne,
-Falemiderit edhe ju, kënaqësia është e imja./DibraIme.com