Si asnjëher më parë kandidatët nga qyteti i Dibrës kanë mbushur listat e partive politike, po sa janë mundesitë reale që dibra të nxjer deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 djetorë?
Dibra është e ndarë në 2 njesi zgjedhore, nje pjesë e qytetit voton ne zonën 6 kurse pjesa tjetër në 5-sën, duke ndare votën dibrane në 2 njesi, shanset për të parë deputet dibran në parlament janë minimale për të mos thënë e pamundur.
Bashkimi Demokratik për Integrim partia më e madhe shqiptare në maqedoni, ka perfshirë më shum dibran në listat e saja për deputet, ajo që bjerë në sy është bartësi i listës zonës 4, Artin Spahiu, po në këtë njesi zgjedhore janë përfshi edhe shum kandidatë dibran.
Zona 4 perfshin pjesën lidore te Maqedonisë, atje ku përballen dy liderët e partive më të medha në Maqedoni, Zoran Zaev me Lsdm-në dhe Nikolla Gruevski me Vmro-në.
Suksesi më i madhë i një partie shqiptare në zonën 4 ishte ai i zgjedhjeve parlamentar te vitit 2014, ku BDI grumbulloi 1.387 vota apo 0,68% nga votat e përgjishme.
Për te nxjer një deputet në zonen 4 duhen të paktën 10mijë vota, gati e pamundur për një parti shqiptare.
Ne zonen 6, në njesin ku dalin më shum deputet shqiptar, aty ku bënë pjese edhe gjysma e votuesve dibran, partitë politike, dibranët i kanë rankuar shum poshte apo nuk i kanë perfshirë fare.
I 17 në listen e Bdi-së gjendet kandidati dibran, dhe i 9-ti në listën e Pdsh. Levizja Besa asnjë kandidatë, si dhe Aleanca për shqiptaret e Ziadin Selës po asnjë kandidat dibranë në zonën 6.
Edhe ne zonen 6 mundësit per te nxjere deputet dibran janë minimale apo e thënë ndryshe e pamundur, duke u bazuar në zgjedhjet e fundit te vitit 2014, “Bdi” ne zonen 6 fitoi 9 deputet, “Pdsh” 5 deputetë.
Gjysma tjeter e votuesve dibran bënë pjesë ne zonën 5, edhe në këtë njësi në listat e partive shqiptare janë kandiduar shum dibranë, edhe pse ne krahasim me listat e zonës 6, dibranet ketu jane rankuar ndër te paret ne liste, respektivisht nga nr.4 e poshtë.
Ne zgjedhjet e vitit 2014, vetëm 3 deputet shqiptar dolën nga zona 3, edhe pse në atë kohe kandidonin vetëm 2 opsione politike shqiptare, kurse tani plotë 5 parti.
L.Gorenca