Me moton “Bashkë realizojmë” Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte ka bërë prezantimin e projekteve të realizuara në Komunën e Dibrës dhe rrethinën e saj. Në këtë takim me qytetarët e Dibrës ka marrë pjesë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nënkryetari dhe koordinator në zonën e 5 zgjedhore, Izet Mexhiti, shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Bekim Neziri, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi, kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, deputetë dhe funksionar tjerë partiak.Fillimisht, kryetari i Komunës së Dibrës, Lata iu dëshiroi mirëseardhje kreut partiak që kishin ardhur që të dhënë llogari për punën e bërë para dibranëve. Lata tha se në qytetin e Dibrës dhe në rrethinën e saj janë investuar dhe janë realizuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve të fundit. Ai tha se është investuar në infrastrukturën rrugore, shkolla, si ajo në fshatin Makraqe, ndërtimi i gjimnazit si dhe projekte tjera.