Ali Ahmeti: BDI fitoi mbi 150 mijë vota, oponenti ynë është nën 50 mijë

dibraime2 April 27, 2014 0
Ali Ahmeti: BDI fitoi mbi 150 mijë vota, oponenti ynë është nën 50 mijë

“Mandatet e BDI-së lëvizin që nga 19 deri më 20 deputetë”, – theksoi lideri i BDI Ali Ahmeti

Para pak çastesh ka mbajtur pres – konferencën për medie edhe lideri i BDI, Ali Ahmeti. Ai tha se kjo është ndër fitoret më të thella historike që ka shënuar BDI deri më tani.

“Të nderuar anëtarë të BDI, të shtabeve qendrore të BDI, të nderuar të pranishëm të mediumeve. Para disa minutash mora verifikimin punët që kanë bërë shefat e shtabeve, punë e madhe punë për t’u përshëndetur dhe kam rastin që unë të shpall punën e tyre aktivitetin e tyre një nga fitoret më të mëdha në histori të BDI”, – theksoi Ahmeti, njofton portali Almakos

Tutje lideri i BDI, Ahmeti theksoi, – “Kemi fituar mbi 150 mijë vota sipas rezultateve të përpunuara. Oponenti ynë është nën 50 mijë vota”.

Posto një koment »