EKSKLUZIVE/ Zyrtarisht ndërohet emri i shkollave në Dibër

dibraime2 April 13, 2016 0
EKSKLUZIVE/ Zyrtarisht ndërohet emri i shkollave në Dibër

Ish-ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi nuk e ka lënë pa shfrytëzuar mundësinë për zyrtarizmin e emrave të kontestuar deri tani nga politika, të dy shkollave fillore në Çair dhe dy shkollave në Dibër, njëra fillore e tjetra e mesme.

Para tërheqjes nga funksioni i tij si ministër i Arsimit, Ademi ka firmosur statutet e katër shkollave të lartpërmendura, duke legalizuar në këtë mënyrë emërtimin e shkollave me emrat: Shkolla Fillore “Penestia” – Dibër dhe Qendra e Mesme për Arsim të Orientuar “28 Nëntori” – Dibër.

Edhe pse në Dibër me nismën e nxënësve të Gjimnazit “28 Nëntori” në vitin 2011 u ngrit inciativë për ti kërkuar komunës së Dibrës kërkesë për ndërimin e emrit të gjimnazit Dibër, këshilli Komunal i Dibrës kishte sjellë vendim me datë 10 prill 2012, për emërtimin e shkollave me këto emra, por kjo kërkesë nuk ishte miratuar nga MASH.

Beteja për emërtimin e shkollave ka qenë e ashpër pasi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski i cili ka shfrytëzuar vakumin prej 24 orë të MASH-it pa ministër, solli vendim për shfuqizimin e katër vendimeve të ish-ministrit Ademi, por me ardhjen e ministrit të rri të arsimit Dibranit Pishtar Luftiu shfuqizoi vendimet e zëvendësministrit Ristovski dhe riktheu në fuqi vendimet e ish-ministrit Ademit.

Posto një koment »