Zoran Zaev: Ditët e ardhshme do të vazhdojmë me publikimet

dibraime2 February 9, 2015 0
Zoran Zaev: Ditët e ardhshme do të vazhdojmë me publikimet

Kryetari i LSDM-së, Zaev ka paralajmëruar se edhe ditëve në vijim do të vazhdojnë me publikimin e “bombave”.  “Për shkak të ndjeshmërisë së momentit dhe hapësirës së kufizuar mediale, do të shkojmë me kujdes, hap pas hapi. Mirëpo do të publikojmë gjithçka, të gjitha argumentet do t’i publikojmë”, tha Zaev, raporton “lajmpress.com”.

Megjithatë ai paralajmëroi se disa biseda private nuk do të publikohen.  “Nuk do t’i publikojmë të gjitha incizimet, për shkak se disa njerëz kanë qenë gjatë kohë në shënjestër dhe nuk do të lejojmë që edhe në të ardhmen të jenë në shënjestër. Pasi e kanë incizuar bisedën time me vajzën time, mund të paramendoni se çka kanë mundur të përgjojnë”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se kjo bëhet për “të hapur rrugën e kthimit të lirisë dhe rrugën e Maqedonisë drejt Evropës”, kurse qeverisë i bëri apel të dorëhiqet menjëherë.

Posto një koment »