Zona e Dibrës ka të gjithë potencialin për t’u shndërruar në një atraksion të rëndësishëm turistike (VIDEO)

dibraime2 October 3, 2016 0
Zona e Dibrës ka të gjithë potencialin për t’u shndërruar në një atraksion të rëndësishëm turistike (VIDEO)

Nga maja më e lartë e Shqipërisë tek Lugina e Drinit apo ujërat termale, zona e Dibrës ka të gjithë potencialin për t’u shndërruar në një atraksion të rëndësishëm turistik.

Larmia e natyrës mundëson turizmin e aventurës, si ecje në mal apo rafting. Në Topojan pajisemi me veshjet termale, për të nisur lundrimin mbi Drin, nën kujdesin e instruktorëve.

Drini konsiderohet i sigurt për rafting pasi është lumë i hapur dhe kufizohet në dy anë nga bregu. Pjesa e përshtatshme për rafting mund të zgjasë deri në Skavicë dhe është një eksperiencë për të mos u humbur. Por Dibra ofron më shumë se kaq.

“Turistët që vijnë në Dibër duhet të shohin atë që i dha emrin krahinës së Dibrës dhe kjo është kalaja e Grezhdanit. Ka 44 kulla kjo kala. Është 2 herë më e madhe se Butrinti dhe Bylisi” arkeologu, Luan Perzhita.

Për Monumentet e Kulturës apo të natyrës, turistët mund të informohen në 4 qendrat e informimit turistik.

“Këto tregojnë vendin ku jemi aktualisht dhe pikat ku mund të shkoni dhe çfarë përmbajnë ato”, deklaron Ardit Çollaku, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Panoramën e plotëson akoma më shumë mikpritja dibrane dhe kulinaria me ushqimet tradicionale të zonës.

Posto një koment »