Portali Almakos ka siguruar një fotografi ku shihen duke darkuar së bashku me miqtë e tyre, kryetari i Komunës së Strugës nga radhët e PDSH – së, Ziadin Sela, dhe nënkryetari i RDK – së, Artan Dika.
Edhe pse Almakos ka tentuar ta kuptoj se përse vallë mund të jenë takuar Ziadin Sela i PDSH – së, dhe Artan Dika i RDK – së, nuk kemi arritur të gjejmë përgjigjen e duhur. Megjithatë, njëra ndër arsyet që mund të jenë takuar Sela dhe Dika mund të jetë bashkëpunimi i mundshëm mes PDSH – së e RDK – së, në një të ardhme të afërt./Almakos