Zbuohet kompania që do merret me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” (VIDEO)

dibraime2 October 31, 2017 1
Zbuohet kompania që do merret me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” (VIDEO)

“Gjoka Konstruksion” shpallet kompania fituese për “Rrugën e Arbrit”.

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistem nga operatori ekonomik shoqëria “Gjoka Konstruksion”, rezultoi se ajo kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit
“Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare. “ thuhet në njoftimin për median të bërë publik sot paradite nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë.

Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren.
Dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se për 45 ditë fillon Rruga e Arbrit, s’do ndalet deri në përfundim

Tre kompanite e interesuara per Rrugen e Arbrit

Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” shqyrtoi dhe vlerësoi ofertat e tre kompanive që u paraqitën në sistemin elektronik të APP.

1- “Gjoka Konstruksion”

2- “Adem Pojani” u skualifikua

Pse?” Nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik, në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, rrjedhimisht oferta u skualifikua” thuhet në njoftimin për media.

3- “Alb- Star” sh.p.k u skualifikua
Pse? “Nga shqyrtimi i dokumenteve të sistemit u konstatua se operatori ekonomik shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishte paraqitur disa dokumente teknike dhe ligjore por nga analizimi i tyre rezultoi se nuk kishte ofertë financiare dhe nuk plotësoheshin kriteret e kërkuara. Për këtë arsye, komisioni vendosi të skualifikojë operatorin “Alb-Star” sh.p.k.”thuhet në njoftimin për media.

Video:

One Comment »

  1. ismet November 1, 2017 at 4:06 pm - Reply

    Fitore per gjith shqiptaret,me kambe te mbare,falemenderoj shtetin Shqiptare.PERSHENDETE

Leave A Response »

Click here to cancel reply.