“Xhemal, jam Ruzhdiu, më fal për montazhën e mbrëmshme, më duheshte për propagandë politike” – Çupi ironizon montazhën që ia bëri Lata (FOTO-VIDEO)

dibraime2 September 28, 2017 0
“Xhemal, jam Ruzhdiu, më fal për montazhën e mbrëmshme, më duheshte për propagandë politike” – Çupi ironizon montazhën që ia bëri Lata (FOTO-VIDEO)

Në emisionin e sotëm në Alsat-M me Arta Tahirin, në fund të emisionit, kandidati i Besës për Dibrën, Xhemail Cupi, ka ironizuar një montazhë që Lata para një Dite i bëri të njejtit ku e akuzoi për blerje votash përmes një bisede në Viber që ai supozonte të jetë bërë ne mes kandidatit të Besës për kryetar komune dhe kryetarit të degës së kësaj partie në Dibër.

Çupi hodhi poshtë akuzat duke i quajtur shpifje dhe se një gjë e tillë është lehtë e manipulueshme dhe e realizuashme, këtë fakt Çupi më së miri e konkretizoi mes një montazhe që e publikoi në emisionin e sotëm, ku me satirë e thumboi kryetarin Lata, ai kishte pregaditur një foto, po të një bisede Viberi, ku Lata i shkruan Çupit dhe i kërkon falje për montazhën që ia bëri. Kjo bisedë Çupi tha se ishte një montazhë që ia dhuroi një mik i tij për të treguar se sa e lehtë është një manipulim i tillë virtual.

Më poshtë do ndiqni insertin e shkurtër filmik të debatit ndërsa në fotofradi do shikoni imazhin e shkëputur nga viberi, imazh i cili po të mos ishte sqaruar nga publikuesi do besohej nga opinioni se me të vërtetë ka qenë mesazh i Latës./Dibraime.com

Posto një koment »