Vullnet Palloshi, “profesori” që rrihej me grushta në USHT, del hapur kundër Rrugës së Arbrit, një prej projekteve më madhore kombëtare (VIDEO)

dibraime2 November 13, 2017 0
Vullnet Palloshi, “profesori” që rrihej me grushta në USHT, del hapur kundër Rrugës së Arbrit, një prej projekteve më madhore kombëtare (VIDEO)

Këmbëndulja e Tiranës zyrtare dhe kryeministrit Rama për realizimin e Rrugës së Arbrit në Shqipëri dhe ftesa që Kryministri Rama i bëri homologut të tij në Shkup Zaevit që kjo rrugë të vazhdojë si autostradë edhe në Maqedoni, ka nxitur reagime aty ku nuk pritej, edhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

Vullnet Palloshi, profesor në Universitetin e Tetovës ku njihet për një skandal dhune që ka krijuar brenda këtij Universiteti, ka dalur sot haptazi me një intervistë ku i bën thirje edhe Tiranës edhe Shkupit që të mos i kushtojnë rëndësi Rrugës së Arbrit, ai e quan investim të pa vlerë dhe sipas tij vëmendja duhet të jetë nga rruga e Qafëthanës.

Të mirat, lehtësimet dhe përfitimet e Rrugës së Arbrit janë të mëdha, si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë, ajo do shkurtojë me 100 kilometra distancën mes Shkupit dhe Tiranës, do lidhë Dibrën me kryeqytetin e Shqipërisë dhe do i japë frymë tërë asaj zone. Tendecat e Palloshit janë tejet subjektive, aksi nëpërmjet Qafëthanës është ekzistues që përmbush nevojat e qarkullimit ekzistues, Rruga e Arbrit do jetë një aks i ri dhe dobiprurës për të dy anët e kufirit

Më poshtë do ndiqni një kronikë për rrahjen mes Vullnet Palloshit dhe një të afërmi të tij që përfundoi edhe me lëndime trupore./InfoShqip.com

Video:

Posto një koment »