Vjedhja e bërë ditën e djeshme në Dibër ndaj artarëve “Erebara” ka gjetur një mbështetje mjaft të gjërë mediatike ku mediat më në zë të Shqipërisë si: “Tv Klan, Abc News, Top Channel, Vizion Plus, Ora News, News24″etj, media të ndryshme të Maqedonisë si maqedone poashtu edhe shqiptare dhe media të ndryshme në Kosovë kanë pasqyruar grabitjen me armë në mesditë në qytetin e Dibrës. Poashtu lajmi ka pasur hapsirë mjaft të madhe edhe në mediat më të vizituara online dhe ata të shkruara.
Hapsira e dhënë mediatike rastit të djeshëm që ndodhi në qytetin e Dibrës shpresojmë që ta rizgjojë sado pak policinë dhe drejtuesit e saj, që të përpiqen të gjejnë kriminelet dhe të bëhen më vigjilent për të parandaluar vjedhjet apo krimet e tjera.