Visar Fida braktisë postin e ministrit, emërohet drejtor

dibraime2 November 11, 2015 0
Visar Fida braktisë postin e ministrit, emërohet drejtor

Ministri pa resor Visar Fida ka dorëzuar para qeverisë dorëheqjen për shkak se ai emërohet në një post të ri, edhe atë drejtor në drejtorinë për investime të huaja.

Agjencia e lajmeve “Zhurnal” nga burime të sigurta qeveritare mëson se ministri pa resor Visar Fida sërish do të rikthehet në postin e drejtorit të Agjencisë për Investime të huaja, të cilin post e ushtroi nga viti 2011 deri në marrjen e postit të ministrit aktual.
Fida njihet si drejtor që përmirësoi përfaqësimin e shqiptarëve në Agjencinë për Investime të huaja, por pas largimit të tij, kuadri i emëruar nga radhët e VMRO-DPMNE-së, zv.drejtori Hristijan Ilievski tentoi të minimizon postet drejtuese të kuadrove shqiptare, duke nënshkruar vendimin për ngritjen në pozitë të 16 të punësuarve maqedonas.
Kjo ngjalli debat në opinionin publik, ndërsa me rikthimin e tij në postin drejtues të Agjencisë për Investime të huaja dhe promovimin e eksportit, puna e parë që pritet ta bëjë është rishqyrtimi i këtyre pozicioneve.
Ndryshe, ministri i ri i policisë dhe ministrat tjerë të cilët janë propozuar konform Marrëveshjes së Përzhinos së bashku me propozimin për shkarkim të Visar Fidës nga posti i ministrit pa resor do të miratohen të premten nga ana e Parlamentit të Maqedonisë.
Ndryshe, Fida është një profesionist i dëshmuar nga Dibra i cili një kohë ka punuar në kompaninë energjetike EVN dhe në pozita tjera të administratës shtetërore./Almakos

Posto një koment »