Veprimtari nga mërgata: Kryemafiozi dhe klika e tij po çmenden, dibranët do çlirohen në 15 Tetor

dibraime2 September 26, 2017 0
Veprimtari nga mërgata: Kryemafiozi dhe klika e tij po çmenden, dibranët do çlirohen në 15 Tetor

Nga: Ylber Pilku

Të nderuar dibranë, jeni në këto ditë të para të fushatës së saponisur elektorale të zgjedhjeve të 15 tetorit ku dibranët njëherë e mirë do heqin kthetrat e mafiozit dhe klanit të tij nga Dibra. Ndjehem i gëzuar tek shoh në Dibrën tonë që ka kandidatë potencial, me fushata dhe metodë të moderuar të politikëbërjes dhe thërasin dibranin në emër të vlerave dhe virtyteve njerëzore, e në ndërkohë, klani mafioz i qytetit në vend që të reflektojë, ata janë shndëruar nga parti në qendër informative.

Ata e dinë fort mirë humbjen e sigurt që ju vjen nga vota e dibranit, votë e cila pamarëparasysh për kë do jetë, do jetë votë opozitare, votë e cila do e çrënjosë njëherë e mirë këtë klikë kriminelësh që po e ngulfat qytetin e Dibrës. Andaj ata nuk mund të garojnë me regulla të ndershme në këto zgjedhje, por vetëm se kanë nisur me manipulime, blerje votash, shantazhe, kërcënime, shpifje, premtime boshe dhe gënjeshtra, por që asnjëra nga ata si shpëton nga humbja.

Dibranë të dashur, kryemafiozi në këto 20 ditë do përjetojë tërbimet që si ka përjetuar kurrë në jetën e tij, ai e ndjeu humbjen që në dhjetor, që në atë mbrëmje ku dibranët e ndëshkuan, frika që do humb në këto zgjedhje e ka ndjekur pas duke mos e lënë rehat për asnjë çast, ai bashkë me klikën e tij janë në prag të çmendjes, nuk mund ta pranojnë faktin që do humbin, por as nuk munden ta ndryshojnë atë, ata do humbin, njëherë e mirë, përpjekjet e tyre të fundit janë të zbehta dhe të kota, mos i besoni më, ai gënjen kur betohet në Zot, në familje apo kudoqoftë, sepse ai nuk arrin të mendojë qartazi dhe kthjellët, atij i janë terruar syte dhe kjo është përpëlitja e tij e fundit.

Nga 15 tetori, Dibra do çlirohet nga familjarizmat, klanet mafioze, nga pameritorët, nga hajdutët dhe të pamoralshmit, kjo do ndodhë dhe do jetë e pashmangshme, për këtë keni mbështetjen time dhe angazhimin tim të pakufi, do e rrëzojmë bashkë ketë kryemafioz për ti dhënë jetë e liri qytetit tonë fort të dashur. Me shumë respekt e dashuri për dibranët e mi, mërgimtari Ylber Pilku./DibraIme.com

Posto një koment »