Varret janë krenaria dhe dinjiteti i dibranëve – janë pjesë e historisë së Dibrës – që nuk shitet dhe as blehet me para
Beqir SINA Florida – SHBA
Turan Rusi, : “Po qe se eleminon ose tjetërson varrezat e një vendi – ke eleminuar ose ke tjetërsuar historinë e atij vendi, dhe, në se do t’a zhdukësh një qytet, atë filloje me shkatërrimin e varrezave të cilat tregojnë historinë e atij vendi”
FORT LAUDERDALE FLORIDA: Dibranët e Amerikës, të shqetësuar për atë që ata e quajn “skandalin në komunën e Dibrës”, i cili ka të bëjë me skenarin e tjetërsimit të varrezave autoktone shqiptare në varreza otomane. “Kjo, thonë ata, po realizohet përmes një rrethimi me garth me hekura dhe vendosjen në hyrje të saj të një një porte të madhe me pllakën me mbishkrimin “Varreza Otomane”, e cila është sponsorizuar nga një projekt me agjencinë turke për zhvillim “TIKA”, dhe natyrishtë edhe pëlqimin e kryetarit të komunës, Ruzhdi Lata, thonë dibranët në Amerikë.
Në reagimin e dibranëve në lidhje me emërimin e varrezave të Dibrës, u interesuam që për të nxjerr një të vërtet rreth këtyre varreve në lidhje me situatën e krijuar pas asaj që thirret skandali i varreve të Dibrës, t’a gjejmë edhe në mesin e këtyre dibranëve , që megjithse kan vite në emigrim – por jetojnë çdo ditë me hallet dhe brengat e qytetit të tyre, jetojnë si dibranë kudo që janë.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje, erdhëm deri në përfundim se duhej të udhëtonim nga Nju Jorku, deri në Fort Lauderdale – Florida, që të bisedojmë me një emigrant të vjetër dibran në Amerikë, veprimtarin e njohur Turan Rusi, i cili tani në pension e ka ndarë jetën e tij mes Dibrës dhe SHBA.
Zoti Rusi, i cili është njohur me këtë skandal nëpërmjet informacioneve në rrjetet sociale dhe medieave shqiptare nga Maqedonia, tha se për sa i përket varreve të Dibrës, pra emërimit të tyre nga njërëz të papërgjegjëshëm, siç i quajti ai ato nuk mundet të jenë kurrë të turqëve, pa qenë të dibranëve dhe varret e Dibrës.
Sepse, mendojë, se me këtë rast , nisë rrëfimin e tij zoti Rusi, po preket në mënyrë flagrante dinjiteti dhe krenaria dibrane, historia e këtij qyteti, që ka bërë histori madje dhe në faqet e historisë sonë kombëtare. “Dhe, kjo fatkeqësisht – për mendimin tim, shprehet, ai, po bëhet nga disa personalitete, që nuk u takon të merren me ata me këto çështje, mbasi ajo është një çështje, që u takon të merren vetëm historianët e kualifikuar, patriot dhe atdhetar”.
Gjithmon, sipas mendimit tim shton Rusi, ajo çka po ndodh sot me varret e vjetra të dibranëve në qytetin e Dibrës, “po bëhet nga njerëz, të cilët po i shkojnë deri në fund asaj, që të mposhtin Dibrën historike, si një qytet që ka një vend të rëndësishëm edhe në historin tonë kombëtare, vendin ku kan lindur në realitet dhe kan vdekur ose jetojnë, nga ata burra, që kan punuar me pushkë dhe pendë për këtë vend – duke mos kursyer as veten, pasurit e tyre – as jetën e fëmijëve të tyre , për Shqipërinë dhe për Dibrën”.
Ngaqë, Dibra, në atë kohë, pra në 1912 ka numëruar 35 mijë banorë – detyrimisht, do të kishte dhe sipërfaqe të tjera varresh – siç janë edhe ato të Kolliçbabës në hyrje të Dibrës, kur vjen nga Peshkopia, ku mundet të ketë të varrosur edhe turq në atë kohë.
“Me këtë pllakat, që po vendoset sot tek varret dibrane – ata duan “ta varrosin Dibrën” historinë e saj – të cilën e kan filluar qysh më parë me ngritjen e figurave, që se meritojnë, dhe injorimin e atyre, që e meritojnë. Për shembull një simposium që është mbajt për Dibrën para disa viteve u vendos një pllakat, që i atribohej xhon-turqve, të cilët dihet historikisht, që donin Dibrën t’a poshtronin. Ndërsa, tash kan nisur po të njëjëtin avaz, me një pllakat tjetër, atë të varreve duke i quajtur ato “Varret Otomane”.
Kjo, ndodh simbas Rusit, për të eleminuar elementet historike të Dibrës. Sepse, për sa i përket personaliteteve historike dibrane, “ngrehet e vehet, si i themi ne dibranët vetëm një ose dy figura” sikur Dibra të mos ketë të tjer. Por, si do që të jet, në se do të i referohemi asaj thënjes së Ruzhdi Latës, se dibranët e varrosur në atë vend kan qenë lojal – pra kan punuar për Portën e Lart, për qypat me florinjë – unë konstatojë fakëqsisht, se teza të tilla dënojnë vetveten dhe janë kundra patriotizimit shqiptar- dhe atij dibran për çështjen kombëtare.
Natyrisht, shprehet Rusi, se ne kurr nuk mundet të mohojmë ose të mos pranojmë ata që kan punuar, luftuar dhe mbrojtur këtë vend – duke i quajtur ata me të drejt personalitete dhe figura kombëtare, pavarësisht se shërbyen në atë kohë – ngaqë, nëse nuk i njohim këta për personalitete kombëtare, athëhere, i bie që edhe Ismail Qemalin, sipas tyre do ta quajmë tradhëtar dhe jo shqiptarë, sepse, ai ngriti flamurin në Vlorë më 1912, dhe ishte deputet i Parlamentit të Turqisë. Këta, për mendim tim “veçse kokën e kishin në Turqi – sepse, trupin mendjen dhe shpirtin e tyre, e kishin në Shqipëri dhe vendlindjen e tyre”
Mirëpo, kjo që po ndodh me Dibrën dhe historinë e saj, sot simbas mendimit tim thotë Turan Rusi, është një turp, që vetëm historia, ka për t’a gjykuar dhe dënuar, të gjithë ata që deformojnë dhe injorojnë historinë e Dibrës
Lidhur me emërimin e varrezave, zoti Rusi, tha kam një pyetje për ata që i tjetërsojnë këto varre nga :”Varret Dibrane në Varre Otomane” – “Ku janë varrosur dibranët në atë kohë, a kan pasur varre për ata njerëz apo jo ?- sepse, kështu del që aty janë vetëm osmallinjët “
Çështja e emrimit të varrezave – është për mua, tha ai një fatkeqësi, e cila po ndodh vetëm në Dibër me varrezat e dibranëve, mbasi “nuk ka shtet dhe vend në botë, që don t’i “shes” varret e bijëve të tyre” duke trejtësuar indetitetin e tyre kombëtar dhe krenarinë e tyre. Varret, tregojnë se sa autokton janë banorët e atij vendi.
Dhe këtë po e ilustrojë me këtë fakt :”Duke jetuar për më shumë se gjysmë shekulli këtu në Amerikë, kam njohur historinë e varreve të indianëve të Amerikës, në vendin më të çmuar në West Side Manhattan – New York, ku amerikanët, nderojnë këto varre në të cilat ka mbetur vetëm nga një gurë, për të treguar se kush janë të parët e kësaj toke”. Ato, varre nuk guxon askërkush, t’i prek, apo t’i tjetërsojë, të ndryshojë emertimet e varreve, sepse, ato mbrohen e ruhen nga shteti”, tha Rusi.
“Kurse, tek ne në Dibër – fatkeqësisht, megjithse i kemi varret tona autoktone, që ne edhe brezat mund të krenohemi me ato, për të treguar se sa të vjetër jemi ne në atë vend – tani vejn një ditë dhe po bëhen pazarlliqe, thotë zoti Turan Rusi – duke shitur idetitetin e tyre nga varret e dibranëve, duke i shitur me emrtime si varret e truqëve. Ato janë vetëm varret krenaria dhe dinjiteti i dibranëve – janë pjesë e historisë së Dibrës, që askush nuk mundet t’i shes ato, sepse historia nuk shitet dhe nuk blehet me para”