Muslimanët në të gjithë botën sot festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë e shejntë për Muslimanët vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.
Urime dhe për shumë vite të tjera Fitër Bajrami. Shpresojmë që Allahu na e ka pranuar Agjërimin tonë, lutjet tona dhe na i ka fal mëkatet dhe na shpërblen me Xhenet. Amin