Urime 28 Nëntori – Dita e flamurit

dibraime2 November 28, 2015 0
Urime 28 Nëntori – Dita e flamurit

Sot festojmë 28 Nëntorin, këtë datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.

Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë me heroizmin e tyre u bën pasuri kombëtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historisë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Ne festojmë dhe kremtojmë këtë datë historike, edhe me shpresën tonë të madhe për rishikim të padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe aktualizimin e kërkesës sonë të drejtë, që festat e ardhshme ti festojmë si Komb i Bashkuar. Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë./DibraIme.com

Posto një koment »