Të shtunën në mbrëmje në një lokal në Shkup u martuan ambasadori i Maqedonisë në Francë dibrani Agron Buxhaku dhe Meri Nikollova. Dëshmitarë ishin Fisnik Saraçi nga ana e Agron Buxhakut dhe Karolina Kaleovska nga ana e Meri Nikollovës.
Përveç se festuan dashurinë e e tyre, ata festuan edhe ditëlindjen e vajzës së tyre 9 vjeçare. Poashtu Nikolova dhe Buxhaku kanë edhe një djalë gjashtë vjeçar i quajtur Mark.