Tubim masovik i UNITET-it në Dibër

dibraime2 May 1, 2016 0
Tubim masovik i UNITET-it në Dibër

Sot, në Pallatin e kulturës në Dibër, partia politike UNITETI organizoi takim me qytetaret. Në një atmosferë dhe prezencë madhështore të dibranëve, të pranishmit i pershëndetën nënkryetari i UNITETI-t z.Zulfi Adili dhe sekretari i përgjithshëm z.Muhamed Ismaili.

Me pas, kryetari i UNITET-it, z.Gëzim Ostreni, para dibranëve paraqiti aktivitetet e fundit të partisë së UNITETI-t mbi situatën e krijuar në Maqedoni, qëndrimin e partisë karshi protestave të sektorit civil, unifikimit të opozitës shqiptare në Maqedoni, çështja e peticionit për barazi në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve si dhe hapat e mëtutjeshme të UNITETI-t ndaj krizës politike në Maqedoni.

Ky ishte takimi i parë i organizuar në këtë format pas mbajtjes së Kongresit të parë të partisë sonë. Paralajmërojmë takime tjera të ngjajshme edhe në vendbanimet tjera shqiptare në Maqedoni thuhet në deklaratën e UNITET-it./Almakos

Posto një koment »