TIKA do të sigurojë pajisjet dhe inventarin e nevojshëm për gjimnazin e Dibrës

dibraime2 October 19, 2015 0
TIKA do të sigurojë pajisjet dhe inventarin e nevojshëm për gjimnazin e Dibrës

Në Dibër të Madhe po ndërtohet objekti i ri i gjimnazit “28 Nëntori” përmes një donacioni të agjencisë turke për zhvillim “TIKA”, i cili është në përfundim e sipër. Sot nga organizata turke u bë e ditur se përveç donacionit për ndërtim, do të sigurohen edhe gjitha pajisjet dhe inventari i nevojshëm për gjimnazin.

Objekti i ri është ndërtuar në një hapësirë prej 5300 metrave katrorë, ndërsa investimi i plotë arrin në mbi 1,5 milion euro. Përveç kësaj, janë siguruar nga agjencia turke për zhvillim edhe 500 mijë euro të tjera për furnizim me pajisje dhe inventarin shkollor, por edhe hapësirën e jashtme të kësaj shkolle të mesme.  Gjimnazi i Dibrës ka qenë një objekt montazhi i ndërtuar që nga viti 1967, pas një tërmeti që kishte përfshirë këtë qytet./DibraIme.com

Posto një koment »