Dibër, tentohet përmisimi i projekteve gjysmake

dibraime2 July 4, 2016 0
Dibër, tentohet përmisimi i projekteve gjysmake

Pas reagimit të portalit Dibraime.com dhe të qytetarëve dibranë nëpër rrjetet sociale, mbi të ashtuquajturit “kazanët e pemëve”, tanimë komuna dibër dhe kryetari i saj po tentojnë që ta përmisojnë disi imazhin e qendrës së qytetit me “dekore” të ndryshme por që janë shume larg projektit real që ishte paraparë dhe prezantuar për qendrën e qytetit, duke i futur “kazanët nëpër vazo druri”.

Projekti i shëtitores në Dibër jo vetëm që është akoma shumë larg nga projekti që u prezantua para nisjes së punimeve, por ai ka shkaktuar dhe një kaos mjaft të madh në trafik dhe ka ndikuar shumë keq për tregtarët dibranë që kanë bizneset e tyre përgjatë shëtitores, shumë tregtare dhe biznesmenë që dëshirojnë të ngelen anonim kanë pohuar për portalin DibraIme.com se kanë shumë rrënie në fitime dhe në fluksin e punës ditore si shkak i mungesës së parkimit dhe si shkak i të nxehtit mjaft të madh që behet gjatë ditëve të nxehta të verës nga mungesa e drunjve që bënin hije.

Projekti i shëtitores po kritikohet ashpër nga shumë qytetarë dibranë të cilët në prononcimin për portalin DibraIme.com e quajnë si një projekt “gjysmak” dhe shprehin zhgënjimin e thellë për shëtitoren e dibrës ku shumica pohojnë se shëtirorja ishte më mirë në të kaluarën, vetëm se do duhej pak rehabilitim dhe do ishte më funksionale dhe më e bukur se kjo e tanishmja./DibraIme.com

projekti shetitores

Si duhej të ishte shëtitorja në Dibër

 

Posto një koment »