Zjarri që kaploi vite më parë shtëpin e familjes Karameti nga Dibra bën që familjarët të ngelen pa një antar dhe pa kulm mbi kokë. Prej asaj ditë cdo gjë shkon mbrapsh në familjen tonë thotë kryefamiljari Besniku.
Ngelëm pa shtëpi dhe pa fëmijun tonë. Ai në munges të punës së rregull nis që bukën e gojës ta nxjerr duke mbledhur shishe plastike dhe kanaçe.
Në munges të shtëpisë Besnikut i lind Ideja të ndërtoj një shtëpizë të vogël afër vendit të punës.
Edhe pse të jetosh në afërsi të mbeturinave nuk është e lehtë, ai sakrifikon veten dhe shëndetin e familjes 5 antarëshe që të nxjerr ndonjë denar për tu ushqyer.
“Jam I detyruar, luftë për jetë për ekzistence, të kem një lloj pune, edhe unë do të punoja sit ë gjithë shokët e tjerë, jo që nuk dua të punoj por kur ske punë tjetër je I detyruar , të bëj një marëzi një vjedhje nuk ma con shtëpia nuk ma çon dera dhe kjo është jam i detyuar të jetoj në këto kushte”, tha Besnik Karameti.
Jeta e vështirë në kasollën e vogël që gjendet në mes të deponis është shkak që bashkëshortja e tij të merr dy vajzat dhe të largohet në vendlindjen e saj, ndërsa Besniku ngelet vetëm me të birin.
Ai është i vetëdijshëm se jeta në këtë shtëpizë të improvizuar është e rrëndë dhe e pa përballueshmë, por thotë se nuk ka rrugëdalje tjetër.
“Kjo është situate mos pasja, papunësia më shumë, nuk kanë mundur të jetojnë këtu, edhe shtëpia që kisha mu dogjë dhe u bë më keq se këtu, bashkëshortja I ka dy gocat me vete, çuni u kthye dhe nuk shkon, dhe jam sip rind I obliguar me e përmbajt në këto kushte”, shtoi Karameti.
“Atje është shumë shumë frikë, është tmerr nuk jetohet, babi e zgjodhi atë vend për të jetuar dhe nuk mund t’ia prish babit”, tha Hekuran Karameti.
Në këtë vend ajri është mjaft i ndotur pasi njihet si deponi dhe të gjithë mbeturinat që mblidhen në qytetin e Dibrës destinacion të fundit kanë këtë vend të cilin ky zotri e quan si oborr të shtëpisë së tij.
Tymi nga djegia e mbeturinave të ze frymën ndërsa Besniku dhe djali i tij Hekurani, këtë ajr e thithin çdo ditë.
Për të gjithë ata që duan të solidarizohen dhe të kontribojnë mund të telefonojnë në numrin: +389 72 623757
/ Dibraime.com/ RINA TURKESHI
me vjen shume keq