Në qytetin e Dibrës sot janë takuar të gjithë kandidatët për kryetar komune të Dibrës për të pirë një kafe së bashku.
Pas nënshkrimit të deklaratës për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Komisionin Komunal Zgjedhor, kandidatët për kryetar të Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata, z.Arben Agolli, z.Xhemail Çupi, z.Shkëlqim Xhafa, z.Petrit Klenja dhe z.Dragan Kllobçevski, u ulën për të pirë bashkë një kafe në një lokal.
Kjo edhe njëherë tregon qytetarinë dibrane dhe është mesazh për të gjithë mbështetësit që fushata zgjedhorenë dibër të shkojë në frymë paqeje dhe demokratike.