Takohen Popovski dhe Bushati preket edhe tema e Radikës: Nëse ka ndikim në mjedis projekti nuk do të zbatohet

dibraime2 January 26, 2015 0
Takohen Popovski dhe Bushati preket edhe tema e Radikës: Nëse ka ndikim në mjedis projekti nuk do të zbatohet

Nikolla Popovski ka biseduar në Tiranë me homologun Bushati për çështjen specifike, siç u cilesua ne konferencen per shtyp, te menaxhimit te ujrave ne kufi.

Devijimi i shtratit te Radikes, që shkaktoi protesta të banoreve te Dibres disa muaj me parë, do të merret parasysh,- tha ministri i Jashtem maqedonas, – pas mbylljes se raportit perfundimtar për ndikimin në ambient, raport qe ai tha se është në fazen finale dhe kujtoi se projekti është i financuar nga Banka Boterore.

“Principi bazë është që nese konkluzionet janë pozitive, do te vijohet me projektin, nëse ka ndikim negativ atëhere Jo! Çdo vleresim do të merret nga institucionet nderkombetare. Çdo spekullim tjeter do te ishte i gabuar. Besojeni se Republika e Maqedonise eshte me e interesuara se çdokush tjeter për projektet që kane ndikim ne mjedis, ndaj jemi ne te me shqetesuarit”, tha Popovski.

Ndersa Ditmir Bushati kujtoi ne krahe te homologut maqedonas, detyrimin per te respektuar marreveshjet nderkombetare per ujerat nderkufitare dhe ketu nuk behet fjale vetem per Radiken, por edhe per liqenit e Ohrit, Prespes e lumit Drin.

“Cdo projekt që duhet të jetësohet dhe duhet të kalojë disa teste që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët të vendeve që përfshihen nga zbatimi i këtij projekti”, tha Bushati.

Ministri maqedonas paraqiti me tone krejt te tjera nga situata e raportuar atje per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit dhe te drejtat shqiptareve si faktor shtetformues, perkunder inkurajimit te homologut te tij shqiptar zbatimin e plote te saj.

Posto një koment »