Sot fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

dibraime2 April 6, 2014 0
Sot fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Sot nis fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vendosi që fushata të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill. Në garën për 123 vendet në Parlament do te garojne 14 lista deputetësh, gjegjesisht 5 koalicione dhe 9 parti me 1.402 kandidatë.

Sot partitë do të nisin edhe mitingjet dhe takimet e planifikuara për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por njëkohësisht do të zhvillohet edhe fushata për presidencialet. Zgjedhjet parlamentare mbahen në gjashtë njësi zgjedhore, por edhe nga një deputet do të zgjidhet edhe në diasporë ku janë tre njësi zgjedhore në Evropë, Amerikë dhe Australi.

Njohësit e çështjeve politike thonë se partitë shumë pak punojnë për tërheqjen e elektoratit të pavendour, me përjashtim të opozitës maqedonase, e cila kësaj radhe ka tentuar të bëjë hapin e parë.

Në zgjedhjet lokale të një viti më parë, pjesëmarrja e shqiptareve në votime nuk ka arritur as në 50 për qind dhe kjo rënie, sipas analistëve, mund të vazhdojë edhe në zgjedhjet e tashme presidenciale dhe ato parlamentare.

Posto një koment »