SKANDALOZE/ Lata i quan dibranët nostalgjikë të komunizmit (VIDEO)

dibraime2 September 27, 2017 0
SKANDALOZE/ Lata i quan dibranët nostalgjikë të komunizmit (VIDEO)

Kryetari aktual i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata duket se nuk e kapërdin dot humbjen e zgjedhjeve parlamentare me 11 Dhjetor të vitit të kaluar dhe vazhdon me gafat dhe gabimet e tij duke ofenduar ata dibranë që nuk e votuan atë dhe partinë e tij.

Në një intervistë dhënë për një medium shqiptar Lata thekson se nostalgjia mbi komunizmin ende është gjallë në qytetin e Dibrës. Lata gjithashtu thekson se nipërit dhe stërnipërit e komunistëve votuan për partitë tjera me çka i shkaktuan humbjen atij.

Kjo është një ofendim mjaft i madh që Lata po ua bën qytetarëve dibranë duke i qujatur të gjithë ata qytetarë që nuk e votuan atë nostalgjikë të komunizmit, duke ditur që Dibra ka qenë vatër e arsimit, trimërisë dhe atdhe-dashurisë.

Për më shumë shikoni videon në vazhdim:

Posto një koment »