Skandaloze, Komuna Dibër varezat Shqiptare i shet dhe i bën vareza Osmane

dibraime2 October 31, 2015 2
Skandaloze, Komuna Dibër varezat Shqiptare i shet dhe i bën vareza Osmane

Skandal nga Komuna e Dibrës dhe kjo ka ndodhur me varrezat e kësaj komune, që është një nga qendrat e mirënjohura mbarëshqiptare.

Sipas një projekti të realizuar, Komuna e Dibrës me kryetar Ruzhdi Lata, theksohet se ai dakordohet që varrezat të quhen “Varrezat Osmane”, vetëm për të pranuar donacionin nga agjencia turke për zhvillim TIKA. Përveç këtij skandali që ka të bëjë me asgjësimin e trungut shqiptar të këtyre varrezave, nuk jepen detaje se për çfarë arsye kryetari i komunës ka pranuar këtë ndryshim, por edhe se para janë ndarë nga agjencia turke.

Ruzhdi Lata kohë më parë si myfti i Dibrës, kur kryetar ishte Argëtim Fida gjysmën e po këtyre varrezave i ç’varrosi, ndërsa fati i gjysmës tjetër qenka të shiten si varreza Osmane.

Shumë nga qytetarët e Dibrës kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale për këtë projekt.

Intelektuali dibran Bardhyl Marku shkruan ‘turpi i madh, varrezat në Dibër janë emërtuar- ‘varreza osmane’.

Edhe publicistja Adelina Marku shkruan ‘Këta varre nuk u studjuan kurrë në fakt! Doemos që aty ka varre ushtarësh të ushtrise otomane (të cilet ishin gjithashtu shqiptar të marrë si jeniçere nga otomanët që në femijëri-këtë e thotë historia, nuk e them unë!), doemos që aty ka varre shqiptarësh që kanë shkruar për dashurinë, e luftën kundër otomanëve e pushtuesve tjerë, doemos që aty ka varre nga Lufta e parë dhe e dytë botërore- por këto varre NUK KANË EKSKLUZIVITET OTOMAN!’’ përfundon reagimi i Adelina Marku në Facebook.

2 Comments »

  1. d.d November 3, 2015 at 9:30 am - Reply

    ME BEN PERSHTYPJE IDIOTESIA E PERSONAVE QE MERREN ME KETO LLOJ GJERASH , SI QENTE NE KONTANJER QE GJEJNE USHQIMIN E GATSHEM , KETO LLOJ VAREZAS ME AFER 20 VITE QE KUR KEMI PASUR KRYETAR SHQIPTAR NE DIBER AS QE JAN” HEDHUR “SYTE ANDEJ E JO ME TE BEHET NDONJE NDERTIM , TANI QE DISA GJERA PO NDODHIN DUHET SQARUAR EDHE DICKA TJETER , MASE HESHTJE KISHTE QE 20 VITE PER “FENOMENIN” NE FJALE PERSE NUK KA EDHE TANI , CFAR FSHIHET PAS SULMEVE TE NJE KRYETARI QE TE THEMI TE DREJTEN AS QE UA VAR PARTIVE POLITIKE PERKUNDER ASAJ QE BEN z.ADELINA MARKU . TANI SIC E DINI KETO VAREZA ENDE NUK KISHIN PLLAKATEN PERFUNDIMTARE QE “KETO JANE VARREZA OSAMANE” POR KISHIN ATE QE PUNOHET PER KETE LLOJ PROJEKTI .CTE KEQE KA NESE KA NJE PROJEKT PER INVESTIM NE VAREZA OSMANE DHE NDERTOHEN VAREZA SHQIPTARE ???

  2. Zamira November 4, 2015 at 8:52 pm - Reply

    No Koment

Leave A Response »

Click here to cancel reply.