Ankesa të shumta të qytetarëve dibranë që jetojnë në lagjen “Venec 1” kanë ardhur në ditët e fundit në redaksinë e Portalit DibraIme.com ku kompania telefonike “Telekom MK” ka vendosur një antenë valëpërçuese në një lagje mjaft të populluar të Dibrës ku rreth e përqark ka banesa dhe shtëpi të ndryshme që janë të populluara.
“Qytetarët shprehen të pakënaqur nga ky akt i cili në të ardhmen mund tju shkakton kokëdhimbje dhe pagjumësi shkaku u valëve të dëmshme që kjo antenë i përçon dhe shprehen se në të ardhmen mund të ketë pasoja akoma më të mëdha deri në humbje të kujtesës apo edhe reduktim të lindshmërisë”.
Një qytetar tjetër për Portalin DibraIme.com shprehet se: “Kjo situatë nuk do të ngelet me kaq pasi është pa përgjegjshmëri totale nga ana e kësaj kompanie dhe nga ana e atyre që e kanë miratuar vendosjen e kësaj antene e cila me regullore do të duhej të ishte vendosur më së paku disa kilometra larg vendeve të banuara”.
Lagjja në fjalë është në alarm e sipër dhe kan marë dhe inciativë për mbledhjen e nënshkrimeve që tu drejtohen organeve kompentente për ta hequr këtë antenë valëpërçuese mjaft të dëmshme për shëndetin e tyre./DibraIme.com