SKANDAL/ Marketing politik në mbremjen e maturantëve në Dibër

dibraime2 May 22, 2016 0
SKANDAL/ Marketing politik në mbremjen e maturantëve në Dibër

Një skandal ka ndodhur në qytetin e Dibrës pasi që në natën kur maturantët kishin mbrëmjen e tyre dhe në pamundësi nga moti me shi për të zhvilluar “sfilatën” në qytet, siç ka qenë traditë për gjeneratat e mëparshme ata u detyruan që sfilatën apo parakalimin e tyre ta zhvillojnë në një ambient të mbyllur respektivisht në sallën sportive të qytetit Dibër, por ky rast nuk ka ngelur pa u shfrytzuar nga kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, ku në praninë e mijra qytetarëve Dibran mbajti një fjalim për të uruar maturantët dhe më pastaj ka folur edhe për arritjet e tij dhe partisë që ai i takon.

Në qytetin e Dibrës me daljen në skenë të partive të rreja opozitare si “Uniteti” që ka marë një pjesë të konsiderueshme të kryesisë së BDI, Lëvizja Besa dhe LR-PDSH që po ngjallin shumë interes për qytetarët dibranë, kryetari i BDI në qytetin e dibrës njëherit dhe kryetar i komunës ndjehet i “kërcënuar” se në zgjedhjet e ardhëshme ai  dhe partia e tij mund të humbasi besimin e qytetarëve dibranë në zgjedhje, po shfrytzon çdo event publik për të bërë marketing politik dhe për të treguar arritjet e tij dhe të partisë që ai i takon. Një skandal i ngjajshëm ishte edhe me rrugën nga “Ura e boshkut – Dibër” ku në një prononcim për media kryetari Lata po e “shiste” si meritë e partisë së tij ndërtimin e kësaj rruge që për shume vite me radhë ka “torturuar” një qytet të tërë, dhe kjo intervistë shkaktoi dhe reagime nga qytetarët Dibranë nëpër rrjetet sociale.

Poashtu rikujtojmë se disa muaj mëparë në një tubim politik organizuar nga dega e BDI në Dibër kishte një pjesmarje dhe një interes shumë të vogël të qytetarëve dibran për tubimin e BDI, kështu që me shume presione me njerëz të sjellë nga qytete tjera mezi arritën të mbushin një sallë restoranti prej 100-200 vëndesh dhe raste të këtilla si nata e “sfilatës” së maturantëve që tubojnë mijra qytetarë dibran nuk mund të ngelej pa shfrytzuar për të treguar “arritjet e mëdha” që kanë bërë për qytetin e dibrës.

Lexoni lajme të ngjajshme:

Posto një koment »