SKANDAL/ Kandidati i BDI-së në Dibër nuk kursen fëmijët për fushatë, reagon “MEGJASHI” (FOTO)

dibraime2 October 3, 2017 0
SKANDAL/ Kandidati i BDI-së në Dibër nuk kursen fëmijët për fushatë, reagon “MEGJASHI” (FOTO)

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Dibrës, njëherë edhe kryetari i deritanishëm, Ruzhdi Lata, sot ka vizituar një çerdhe në Dibër, ku ka përuruar fillimin e punimeve për zgjërimin e objektit të çerdhes, me ç’rast në profilin e facebookit “Ruzhdi Lata – faqja zyrtare” ka publkuar një tekst për ngjarjen dhe ka shoqëruar një foto me disa fëmijë të kësaj çerdhe, transmeton InfoShqip.

Keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore është e rregulluar me konventën për të drejtat e fëmijëve, si dhe me Deklaratën për mbrojten e fëmijëve të miratuar nga kuvendi i Republkës së Maqedonisë.

Nga Ambasada e parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi” për InfoShqip theksuan se rasti në fjalë është keqpërdorim tipi i fëmijëve për qëllime politike. Nga atje dënuan rastin dhe kërkuan që kandidatët dhe partitë politike të mos keqpërdorin fëmijët për qëllime politike tani që jemi në fushatë zgjedhore.

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë-Megjashi dënon ashpër keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike. Për shkak se zgjedhjet lokale janë duke u zhvilluar dhe fushatat politike tashmë kanë filluar, ne si Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë që kërkon t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve dhe interesat e tyre më të mira, në përputhje me ligjet dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës, kërkojmë nga të gjitha subjektet politike të përfshira në këtë fushatë politike për të respektuar Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe për të kursyer fëmijët nga fushatat politike dhe abuzimet partiake për qëllime zgjedhore. Kjo gjithashtu do të thotë që fëmijët nuk duhet të keqpërdoren në fushën e marketingut politik, pavarësisht nëse pikturojnë ose regjistrojnë video me ta.

Në vitin 1991, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi Deklaratën për Mbrojtjen e Fëmijës nga manipulimi politik dhe keqpërdorimi. Aty thuhet: Ndalohet shtyrja dhe organizimi i fëmijëve si një instrument për presion politik dhe ekspozim dhe kërcënim të sigurisë së tyre fizike dhe shëndetit.

U kërkojmë partive politike dhe kandidatëve në zgjedhjet lokale që këshilltarët dhe kryetarët e komunave të respektojnë ligjet dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.“-thuhet në reagimin e Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë “Megjashi”/InfoShqip.com

Posto një koment »