Rezultati i dobët dhë rënia drastike e elektoratit të BDI-së në Dibër që u vërejt në zgjedhjet e dhjetorit, elektorat i cili u shpërnda kryesisht në Lëvizjen BESA dhe LSDM, bëri që BDI-ja, respektivisht kandidati i kësaj partie per kreun e komunës në 15 Tetor, Ruzhdi Lata, që me mbarimin e zgjedhjeve ku filloi të përfolet kandidatura e Xhemail Çupit nga Lëvizja BESA, filloi të shfrytëzojë disa lidhje të tij brenda Besës për ta penguar këtë kandidim.
Burime të sigurta informacioni që dëshirojnë të ngelen anonime tregojnë se Lata disa herë ka kontaktuar njërin nga figurat më të rëndësishme të Lëvizjes Besa, A.I. një mik i tij i vjetër dhe ka kërkuar nga ky i fundit të pengojë me çdo kusht kandidimin e Çupit për Dibrën, Profesioni i hoxhës, i kryetarit aktual të BDI-së dhe e kaluara prej hoxhe e kandidatit të Besës, pra ballafaqimi i 2 klerikëve fetar në zgjedhje flitet të ketë qenë një nga pretekstet që Lata e ka arsyetuar.
Duke dështuar kjo tentative, armë e fundit e tij ka ngelur shpifja pr ta njollosur imazhin e ♀8upit para qytetarëve.
Burimet gjithashtu thonë se tentativat e Latës dështuan dhe ai nuk arriti të pengojë kandidaturën e Çupit, arsyet e këtij dështimi u bënë shkak që të prishen raportet e vjetra miqësore mes Latës dhe A.I. personit të cilit ai i kërkoi t’ia kryen këtë favor.