Samir Shehu fitoi çmimin e kritikës tek “Kënga Ime”

dibraime2 June 22, 2014 0
Samir Shehu fitoi çmimin e kritikës tek “Kënga Ime”

Këngëtari i mirënjohur dibran Samir Shehu ku mori pjesë tek festivali i muzikës tradicionale në Tv Klan “Kënga Ime”, përfaqësoi denjësisht Dibrën dhe Dibranët me një këngë mjaft të bukur dhe të pëlqyer si nga publiku Dibran poashtu edhe nga vetë artistët.
Kënga që kishte zgjedhur Samiri për të konkuruar ishte “Për ty o lumi im”, një këngë që i kushtohej lumit Radika, dhe Samir Shehu me këtë këngë fitoi çmimin e kritikës apo thënë ndryshe çmimin e jurisë.

Portali DibraIme.com shfrytëzon rastin të urojë këngëtarin Samir Shehu, duke i uruar sukese të mëtutjeshme.

 

Posto një koment »