Reagon Ruzhdi Lata kujtohet pas me shumë se 3 muaj se pllaka tek varrezat është gabim

dibraime2 November 2, 2015 1
Reagon Ruzhdi Lata kujtohet pas me shumë se 3 muaj se pllaka tek varrezat është gabim

Pas skandalit të komunës së Dibrës dhe kryetarit Ruzhdi Lata me “Varrezat Osmane” në Dibër, më në fund kryetari Ruzhdi Lata reagon duke thënë se është bërë një gabim në tabelën dhe mbishkrimin  e varrezave të qytetit dhe njëjti gabim teknik është korigjuar.

Në një intervistë për “Zhurnal” kryetari Lata thotë: “Është bërë një gabim, por tani ai gabim është përmirsuar dhe në tabelën e re shkruan “Varrezat e periudhës osmane”. Në pllakën ka munguar fjala “Varrezat e periudhës osmane”, ajo sot është rregulluar dhe ato janë varrezat e periudhës osmane ku janë varrosur  edhe ushtar të periudhës osmane, por edhe dibranë.Mirëpo  për tu varrosur në ato varreza është dashur që të jesh i priviligjuar, të kesh autoritet sic është pasha, vezirë, thjesht në shërbim të pushteti osman. Bëhet fjalë për një punim artiistik në gjatësi prej 1000 m2”, ka deklaruar për Zhurnal, Lata duke rikujtuar se me ndihmën e BDI-së do të vazhdoj të realizoj projektet në dobi të qytetetarëve të Dibrës.

Ruzhdi Lata kalon çdo ditë atë rrugë për të shkuar në Komunë, dhe ju deshën 3 muaj që të shikon një tabelë që e ka çdo ditë para syve? Portali DibraIme.com ngre shqetsimin se pse kryetari Ruzhdi Lata nuk reagoi më parë për këtë skandal, apo duhej të reagonte tani kur ngjarja u publikua në media dhe reaguan shumë intelektualë dibran për këtë skandal, dhe ai u mundua të ndryshoj emrin nga “Varreza Osmane” në “Varreza të periudhës osmane”.

 

One Comment »

  1. shqiptari November 2, 2015 at 10:47 pm - Reply

    Ruzhdi Idioti Gjithmon Ka qen Qelbesire Dhe DyFytyrshe,Mori Shum njeres, ne qafe ,Si me pun siI mbushi burgjet Maqedone Me shqiptar ,aj esht I Degjenerum

Leave A Response »

Click here to cancel reply.