Investitorët vendas nuk do të jenë të diskriminuar krahas investitorëve të huaj. Do të ndërtohet “Rruga e Arbërit” dhe autostrada Shkup-Bllacë si dhe do të hapen të paktën 30 mijë vende të reja të punës. Këto janë premtimet e koalicionit “Rilindje me Besë”, të cilat në emisionin “Ekonomiks” i shpalosi drejtuesi i Departamentit të Ekonomisë së Lëvizjes BESA, Ali Maksuti. Ai thotë se qeveritë e deritanishme kanë varfëruar skajshmërisht popullatën, ndërsa premton se me ardhjen në pushtet të koalicionit “Rilindje me BESË” do të marrë fund diskriminimi i shqiptarëve.
Maksuti thotë se nëpërmjet funksionimit efikas dhe të drejtë të institucioneve dhe nëpërmjet një strategjie të mirëfilltë për politika ekonomike, do të bëhet Ridefinimi në sferën ekonomike. Ai thotë se koalicioni të cilin e përfaqëson do të angazhohet që të rritë përqindjen e TVSH-së që kthehet nga buxheti qendror tek komunat.
Sipas Maksutit, është dështim total fakti që nëpër Maqedoninë lindore funksionojnë më shumë zona ekonomike, ndërsa zona ekonomike e Tetovës për 16 vjet ka arritur të ketë vetëm një biznes funksional.
Maksuti: “Rilindja me BESË” do ta ndërtojë… by tvshenjaofficial