Rezikohet marrëveshja për Rrugën e Arbërit, kinezët vendosin kushte

dibraime2 May 7, 2015 0
Rezikohet marrëveshja për Rrugën e Arbërit, kinezët vendosin kushte

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për ndërtimin e pjesës së mbetur të Rrugës së Arbërit nga kompania Kineze “China State Construction Company”, por marveshja mes qeverisë Shqiptare dhe kompanisë kineze po rezikohet nga kushtet që ka vendosur kompania Kineze.

Kompania kineze ka vënë një kusht në lidhje me pagesën për rrugë që “Nëse nuk realizohet fluksi i lëvizjes prej 7 mijë automjetesh për 24 orë, atëherë qeveria shqiptare do te duhet të kompensojë kinezët ECSCC për trafikun e munguar”, pohuan burimet në Autoritetin e Rrugor shqiptar.

Po të njëjtat burime konfirmuan se trafiku në këto nivele është vështirë të realizohet, pasi edhe Rruga e Kombit që lidh zona, ku trafiku është më i lartë, nuk ka arritur në këtë nivel lëvizjeje./DibraIme.com

Posto një koment »