Rast pedofilie në Dibër

dibraime2 October 25, 2014 1
Rast pedofilie në Dibër

Në Dibër u regjistrua një rast pedofilie, kur një vajzë 14 vjeçare ka qenë pre e abuzimit nga një i moshuar.

Rasti në polici është paraqitur gjatë ditës së djeshme, kur daja i vajzës së abuzuar ka lajmëruar rastin pranë Qendrës për punë sociale.

‘Policia ka arrestuar abuzuesin dhe se nuk bëhet fjalë për lidhje familjare. Ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit dhe se më pas do të vijojnë procedurat në gjykatën e Gostivarit”, njoftoi prokuroria në Dibër.

Gjithashtu edhe vajza është rrëfyer në prani të psikologut të qendrës sociale dhe gjykatësit hetues lidhur me presionet që ka pësuar dhe abuzimin. /Portalb

One Comment »

  1. Dibrani 100% October 27, 2014 at 7:19 am - Reply

    Cka bëhet me dibren tone keshtu ?!!. Ne vitet e fundit u be Zakon te ndegjojme kesi lajmesh , a valle mos eshte demonracija qe solli keto vese te shemtuara ne at vend te Vogel ? Ju lutem rradheve tjera publikoni emrin e plote te pedofileve te shemtuar? ( semure psiqik) FLM !

Leave A Response »

Click here to cancel reply.